Londra ka nisur festimet që shënojnë saktësisht një vit deri në ceremonitë e hapjes së Olimpiadës 2012 në kryeqytetin britanik.
Presidenti i Komitetit Olimpik Ndërkombëtar, Zhak Rozhe, pritet të ftojë zyrtarisht atletët e botës në Lojërat e vitit të ardhshëm.
Rozhe tha se përgatitjet për Lojërat në Londër janë "në kohë dhe në buxhet", citon RFE.
Zyrtarët e Olimpiadës londineze thonë se ndërtimet kryesore kanë përfunduar, përfshirë dhe stadiumin e ri me 80 mijë ulëse dhe Qendrën e Ujit.