Alaskë, 27 Korrik NOA - Legjenda e Loch Ness tani është transferuar në tokat e egra të Alaskës.
Një grupo peshkatarësh ka filmuar në vitin 2009 një krijesë të gjatë rreth 6-9 metër, me forma të ndryshme në pjesën e shpinës, ndërkohë që notonte në mënyrë kërcënuese në ujë.
Për banorët e rajonit, bëhet fjalë për një lloj mostre marine që prej vitesh popullon legjendën detare të Pacifikut Verior.
Kemi të bëjmë një gjarpër monstruoz detar që quhet Cadborosaurus, emri i zonës, Cadboro Bay, ku është parë dhe për herë të parë.
Video është e vjetër ku është xhiruar rreth dy vite më parë dhe për herë të parë është sjellë në transmetim nga Discovery Channel.
“Sipas meje imazhet janë autentike”, - ka deklaruar Paul LeBlond, ish-shef i Departamentit të shkencave të tokës oqeanike në Universitetin e British Columbia. Sipas tregimeve dhe legjendës, Cadborosauro është një lloj gjarpri i Pacifikut Verior: ka një qafë të gjatë, një kokë të ngjashme me atë të kalit, sy të mëdhenj dhe forma të një peshkaqeni në shpinë.
Teknikët që e kanë analizuar me vëmendje këtë çështje kanë pohuar se është një fetus balene dhe jo një gjarpër.
r.b/NOA