Kinë, 27 Korrik NOA - Një nëndetëse kineze së bashku me ekuipazhin e saj është zhytur për herë të parë në një thellësi prej më shumë se 5 mijë metrash.
Gjithçka është bërë në lidhje me fushatën në Kinë për të shfrytëzuar sa më mirë rezervat natyrore në fundin e detit.
Lajmi është bërë i ditur nga Zyra e Çështjeve Detare.
Jiaolong ka arritur një thellësi prej 5057 metrash me në bord tre persona të ekuipazhit, duke qëndruar për gjysmë ore, gjatë një “shëtitjeje” në ujërat e veri-lindjes të oqeanit Paqësor.
Televizioni shtetëror ka shpërndarë imazhe të këtij ekuipazhi duke valëvitur dhe flamurin kinez.
r.b/NOA