E mërkurë, 27 korrik 2011, NOA- OSBE ka reaguar pak më parë për ngjarjet e ndodhura në veri të Kosovës.
Ka qenë ushtruesi i detyrës së Shefit të Misionit të OSBE-së në Kosovë, Eduard Xhozef, ai që shprehu keqardhjen për humbjen e jetës së policit Enver Zymberi si dhe për lëndimet që ndodhën pas operacionit të bërë nga njësitë speciale të policisë së Kosovës.
Në vijim në qëndrimin e OSBE u bëhet thirrje liderëve që të mos përdorin retorikën nxitëse si dhe të bashkëpunojnë me KFOR dhe EULEX për të ulur tensionet mes palëve.
Në deklaratën e OSBE theksohet gjithashtu se, “OSBE i bashkëngjitet apelit të partnerëve të vetë, nga komuniteti ndërkombëtar, për qetësi dhe shmangie nga hapat që mund ta bëjnë situatën më të paqëndrueshme”.
a.y/NOA