English

Oslo, gjendet një valixhe e braktisur në stacionin e trenave, evakuohet zona

Oslo, 27 korrik 2011, NOA - Zbulimi i një valixheje të dyshimtë në stacionin qendror të trenave në kryeqytetin norvegjez Oslo ka vënë në alarm autoritetet, të cilat kanë evakuuar zonën.

Lajmin e bëri publik agjencia norvegjeze NTB, e cila bën me dije se “pranë binarit 19 në stacionin hekurudhor u gjet një valixhe e braktisur”.

Zëdhënësi i hekurudhave të Norvegjisë Olav Nordli tha se zona përreth është evakuuar, dhe është ndërprerë qarkullimi i trenave dhe autobusëve.

Ndërkohë më herët ishte zbuluar një depozitë me eksploziv e fshehur në fermën e vrasësit të tmerrshëm të Norvegjisë, Anders Behring Breivik, që vrau të premten e 22 korrikut 76 persona në një atentat të dyfishtë terrorist në Olso dhe Utoya, në një kamp të rinisë së Partisë Laburiste.

Ferma bujqësore e vrasësit Breivik ndodhet në Rena, afro 160 km në veri të Oslo-s.

Sipas policisë eksplozivi që shpërtheu pranë godinave qeveritare në Oslo u përgatit në fermën e Breivik duke përdorur tonelatat e plehrave kimike që ai i kish blerë në një magazinë.

mit/NOA

KOMENTE