Tiranë, 27 korrik 2011, NOA - Në këtë hapësirë gjendet një pasqyrë e titujve të gazetave në Tiranë, për ditën e mërkurë, 27 korrik 2011.
Gazeta “Panorama” ka si titull kryesor: “Krimi në Tiranë, atentati: Plagoset avokati i Nehat Kullës”. Më tej veçojmë titujt: “Prezantohet Jorida Tabaku. Panariti i LSI-së nënkryetari tjetër”; Vëzhgimi i AKEP për celularët: 10 mijë abonentë ndryshojnë kompanitë”.
E përditshmja “Shqip” çelet me titullin kryesor: “Këshilltarët e Berishës me tri paga”. Në faqen e parë të gazetës veçojmë të tjerë tituj si “Minatorët e Bulqizës: Dita e tretë e grevës së urisë në fund të galerisë”; “Prokuroria fletëthirrje gjyqtarit nën hetim”; Beja: Entuziasmi për Bashën iu ngjit Këshillit Kombëtar”; “Debati, Xhufi: Regjistrimi, nocioni etno-kulturor antikushtetues”; “Vrasja e Pojanit, policia heton të birin”.
Gazeta “Koha Jonë” hapet me titullin kryesor: “Zgjedhjet 2013, formulë e re për mandatet e deputetëve”. Në vijim të faqes së parë janë titujt: “Basha prezanton nënkryetaren Tabaku: Në plan të parë punësimi”; “Toçi: Opozita do hyjë në dialog me shqiptarët dhe faktorin ndërkombëtar”.
Gazeta “Shekulli” ka si argument kryesor: “Negociatat për poste në qeveri dhe bashki. Çamët kërkojnë zëvendësministra, postën dhe hipotekën e Tiranës”. Tituj të tjerë në faqen e parë veçojmë: “Kanadezët marrin arin, tjetër minierë në Rubik”; “Reforma në administratë”.
“Gazeta Shqiptare” hapet me titullin: “Shefat e rinj në QSUT. Lista e drejtuesve të rinj”. Argumente të tjerë të faqes së parë janë: “Tritan Shehu: Kryesia e PD ka mandat të cunguar, nuk është e sëmurë”; “Ligji i lustracionit: Maqedonia hap dosjet. Një spiun në krye të Sorosit”; në suplementin summer pages “Ilva Tare, dasma: S’mund të luaja virgjëreshën, nuk isha më prej kohësh”.
Të nderuar lexues. Ky është një shërbim që ofrohet me parapagim nga agjencia e Lajmeve NOA, në shqip, anglisht, italisht e greqisht. Mundësia e parapagimit aktualisht ofrohet përmes abonimit. Për t’u abonuar në këtë shërbim dhe për t’u pajisur me një emër përdoruesi dhe kodin, dërgoni një kërkesë në adresën; info@noa.al.
mit/NOA