English

Përplasen makinat tek “Ali Demi”, plagoset efektivi i gardës

Tiranë, 27 korrik 2011, NOA – Përplasja e dy automjeteve ka çuar në konflikt personal me armë pak minuta më parë në kryeqytet.

Një efektiv i gardës së Republikës ka mbetur i plagosur me armë zjarri në zonën “Ali Demi”, në Tiranë. Roland Tushe, 30 vjeç është plagosur në shpatull nga një person si pasojë e një konflikti të zhvilluar mes dy personave për automjetet e tyre.

Personi i plagosur është dërguar menjëherë në Spitalin Ushtarak dhe është jashtë rrezikut për jetën. Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe po heton shkaqet e ngjarjes, si dhe po punon për identifikimin e autorëve dhe kapjen e tyre.

a.q/NOA

KOMENTE