English

Pickimi i merimangës i merr jetën 17 vjeçarit

Berat, 27 korrik 2011, NOA- Një 17 vjeçar nga fshati Pobrat i Beratit ka humbur jetën mesditën e sotme si pasojë e pickimit të një merimange.

Sipas të dhënave paraprake i riu me iniciale K.H ka qenë duke punuar tokën në kohën që është pickuar nga insekti i cili i ka shkaktuar vetëm pak më vonë edhe vdekjen.

Mësohet se pavarësisht kësaj i riu nuk është drejtuar menjëherë në drejtim të spitalit, çka mendohet që të ketë sjellë pasojë fatale për jetën e tij.

Krahas dyshimeve se djali është thumbuar nga merimanga e zezë, deri tani asgjë nuk është konfirmuar zyrtarisht.

a.y/NOA

KOMENTE