English

Serbët djegin pikën kufitare 1, doganën në Jarinjë

E mërkurë, 27 korrik 2011, NOA- Serbët e veriut të Kosovës i kanë vënë zjarrin vetëm pak minuta më parë pikës kufitare 1 të doganës së Jarinjës.

Siç raportojnë mediat kosovare, dyshohet se pas vënies së zjarrit ka patur edhe shkëmbime zjarri.

Kjo është hera e dytë që pika kufitare 1 digjet nga Serbët, ndërsa hera e parë ishte pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës, ku Serbët duke u shprehur hapur kundër pavarësisë së Kosovës, kishin djegur pikat 1 në Jarinjë dhe pikën 31 që gjendet në Zubin Potok.

Më herët në veri të Kosovës u sulmuan edhe dy helikopterë të KFOR-it, me armë zjarri nga toka, por edhe ky sulm dyshohet të ketë për autorë serbët e veriut.

Sakaq komandanti i KFOR-it, Erhard Buhler, ka deklaruar se tek pika kufitare në Jarinjë, pjesëtaret e njësisë speciale të Policisë së Kosovës janë tërhequr nga veriu dhe se në pikat 1 dhe 31 ka vetëm polic të thjeshtë shqiptar dhe serb.

Ndërkaq po sipas mediave kosovare thuhet se vazhdon ende djegia e pikës kufitare 1 e Jarinjës.

a.y/NOA

KOMENTE