Jorida Tabaku, do të vazhdojë të mbetet krahu i djathtë i kryetarit të ri, Lulzim Basha në drejtimin e bashkisë së Tiranës. Tabaku, e cila ka qenë një prej bashkëpunëtoreve më të ngushta të Bashës gjatë fushatës zgjedhore të 8 Majit, është prezantuar nga Basha si nënkryetarja e re e bashkisë më të madhe në vend.
Në konferencën e parë për shtyp, në ambientet e zyrës së tij, kryebashkiaku Basha ka deklaruar se emërimi i Jorida Tabakut është në përputhje të plotë me frymën që ka përfshirë tanimë bashkinë.