English

Zgjohet i vdekuri në “qelinë” e tij në morg

Libode, 27 Korrik NOA - Ishte gjallë, por punonjësit e morgut në Libode, në provincën afrikano-jugore, e kishin shpallur atë si të vdekur: familjarët faktikisht e kishin gjetur atë të pajetë në shtratin e tij.

Në momentin kur 50-vjeçari kishte filluar të ulërinte në qelinë e tij të frigoriferit “ndihmë, nxirrmëni nga ky vend”, - të gjithë u trembën duke u larguar menjëherë pasi menduan për praninë e një fantazme.

Megjithatë më pas u rikthyen dhe e ndihmuan menjëherë “trupin që u cilësua si i pajetë”: momentalisht personi në fjalë është në gjendje të mirë shëndetësore edhe pse ka pësuar një goditje të fortë psikologjike.

Sizwe Kupelo, zëdhënës i shërbimeve shëndetësore provinciale, ka bërë të ditur se kushtet e pacientit janë të qëndrueshme.

Për të qenë sa më të rregullt ai do të trajtohet për disa ditë në vazhdim, ku do të jetë nën kujdesin e mjekëve.

r.b/NOA

KOMENTE