English

Aksident me 5 femra dhe dy të rinj të plagosur në rrugën Prizren-Gjakovë

Rahovec, 28 Korrik 2011 NOA – Pesë femra në moshë të re dhe dy djem, kanë mbetur të plagosur në një aksident rrugor që ndodhi dje në orët e para të mëngjesit në rrugën nacionale Prizren-Gjakovë, raporton korrespondenti i agjencisë NOA.

Ngjarja ndodhi në afërsi të Rahovecit, rreth orës 01.40 të së mërkurës, me pasojë plagosjen e dy meshkujve dhe pesë femrave.

Burime policore i thanë agjencisë NOA se që të shtatë personat janë lënduar si pasojë e aksidentit midis dy veturave civile.

Aksidenti ka ndodhur nga pakujdesia e ngasësit të veturës i cili doli në anën tjetër të rrugës dhe u përball me veturën tjetër e cila ishte në lëvizje. Të gjithë të plagosurit janë dërguar në Spitalin e Gjakovës ku pesë prej tyre mbahen të shtruar nën kontrollin e mjekëve.

a.b/NOA

KOMENTE