Vushtrri, 28 Korrik 2011 NOA – Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në zonën e Vushtrisë, me pasojë plagosjen e nëntë personave gjatë përplasjes së dy autoveturave.
Burime zyrtare policore që citohen nga korrespondenti i agjencisë NOA, thanë se ngjarja ndodhi ditën e djeshme në orën 13.10 kur gjashtë meshkuj dhe tre femra, që të gjithë shtetas shqiptarë të Kosovës, janë lënduar si pasojë e aksidentit midis dy veturave civile.
Policia ka kryer hetimet e para dhe thotë se aksidenti ka ndodhur nga pakujdesia dhe mospërshtatja e shpejtësisë.
Të gjithë të plagosurit janë dërguar në spitalin e Vushtrrisë. Por për shkak të gjendjes më të rëndë, tre prej tyre nga aty janë dërguar në QKUK Prishtinë ku ndodhen në rrezik për jetën.
a.b/NOA