English

Berisha: Rama e pati Presidentin, vota e Topit firmosi vullnetin politik

Tiranë, 28 korrik 2011, NOA- (Update) Në vijim të fjalës së tij pas shprehjes së mbështetjes për qeverinë e Kosovës dhe dënimin e sulmeve Serbe, kreu i qeverisë u ndal edhe në komentimin e situatës në vendin tonë.

Lidhur me Partinë Socialiste dhe kreun e saj Edi Rama, ai u bëri thirrje personaliteteve të kësaj partie si ish-Presidentit Rexhep Mejdani dhe ish- gjeneralit Alfred Moisiu si dhe disa anëtarëve të tjerë të kryesisë socialiste që të merren me stafin dhe punët e PS-së, duke shtuar se kjo do të ishte një ndihmë shumë e madhe për selinë rozë.

Më tej ai iu përgjigj edhe interesit të gazetarëve lidhur me konfliktet brenda Partisë Demokratike ku shtoi se brenda partisë ka patur, ka dhe do të ketë gjithnjë debat të hapur dhe garë të garantuar, nuk ka problematika sipas tij, duke thënë më tej se debatet normalisht ekzistojnë pasi është Parti Demokratike dhe në këtë parti mendimi është i lirë.

Në këtë konferencë Kryeministri Berisha komentoi edhe votën e hedhur nga Presidenti i vendit Bamir Topi, pas pyetjes së gazetarëve nëse është për President konsensual.

“Ju e shihni se zoti Rama e pati Presidentin, u votua nga Presidenti, u faktua me votë të mbështetja e tij. Unë nuk ndihem i tradhtuar absolutisht aspak, sepse të jeni të bindur që thelbi i përpjekjeve të mia gjatë gjithë kohës ka qenë që njerëzit të votojnë në gjendje të lirë. Njerëzit do votojnë për atë që duan. Zoti Rama e pati me mish e me shpirt Presidentin, se ai që të jep votën të jep shpirtin politik, dhe ai firmosi me vullnetin politik për të, gjë që i solli mijëra vota mangët në Tiranë", deklaroi Kryeministri Berisha.

a.y/NOA

KOMENTE