English

Burgu me 5 yje për “vrasësin e tmerrshëm” të Oslos

Oslo, 28 korrik 2011 NOA - Në një “qeli” të tillë do të vuajë dënimin Anders Breivik, shkaktari i tragjedisë në Norvegji. Mobilje moderne, ajër i kondicionuar, televizor, dvd dhe minibar, pa harruar palestrën dhe sallën e muzikës. Në kohën kur prokurorët deklarojnë se do të duhet gati një vit përpara se atentatori të dalë para gjyqit që nga burgu, Breivik kërkon një laptop për t’u lidhur me Wikileaks si edhe ushqim special në të gjitha vaktet e ditës.

Nga ana tjetër, policia norvegjeze ka përfunduar sot kërkimet për persona të tjera të zhdukur në ishullin Utoja, kur Anders Breivik ka vrarë të paktën 68 njerëz. Autori i krimit ka pranuar vrasjet e anëtarëve të rinjë të partisë Laburiste, sikurse dhe organizimine e një shpërthim në Oslo, ku mbetën të vranë 8 persona. Policia norvegjeze ka bërë të ditur se 32-vjeçarin Brejvik, do të merret sërish në pyetje.

a.q/NOA

KOMENTE