English

Burri vampir pi rregullisht gjakun e gruas për të qenë gjithmonë në formë

Indi, 28 korrik, NOA- Ngjarja në fjalë tingëllon si historia e një filmi me vampirë. Deepa Ahirwar, një grua 22 vjeçe në Madhya Pradesh, Indi ka akuzuar bashkëshortin se ka pirë gjakun e saj rregullisht gjatë tre viteve të fundit. Ajo dhe burri i saj, Mahesh Ahirwar, një punëtor ferme, u martuan në vitin 2007 në fshatin Shikarpur. Disa muaj pas martesës ai filloi të marrë gjak nga venat e saj, me shiringë dhe përmbajtjen ta hedhë në një gotë. Burri nuk është ndalur dhe kur ajo ka mbetur shtatzënë.

Gruaja i ka thënë policisë se kur ajo ka protestuar, i shoqi e ka rrahur për vdekje.

Arsyeja ishte fakti se gjaku i saj do ta mbante të shëndetshëm dhe të fortë. Burri vampir e kërcënonte gruan e tij se do të bënte gjëra të tmerrshme në qoftë se ajo do guxonte ti thoshte dikujt, kështu që ajo heshti për rreth tre vjet.

Deepa, me fëmijën në krahë, është arratisur në shtëpinë e prindërve dhe së bashku me babanë e saj kanë bërë denoncimin në polici.

a.e./NOA

KOMENTE