Vlorë, 28 korrik 2011, NOA- Operacioni policor i koduar “Drejtësia” ka bërë që të bjerë në pranga pronari i një firme ndërtimi në Vlorë.
Flamur Kadena, 43 vjeç, banues në lagjen “29 Nëntori” në Vlorë, administrator i një shoqërie ndërtuese, u ndalua nga blutë e qytetit bregdetar pasi dyshohet të ketë ndërtuar dy kate shtesë në një pallat duke shkelur lejen e ndërtimit e cila ishte miratuar për objekt pesë kate në lagjen “Hajro Çakërri” Vlorë.
Ndërkaq nga ana e policisë është bërë edhe sekuestrimi i kateve shtesë të ndërtuara pa leje, ndërsa ndaj ndërtuesit kanë nisur hetimet për veprën penale “Ndërtim i paligjshëm”.
a.y/NOA