English

Elbasan, gjendet e varur 20-vjeçarja, nënë e foshnjes 3-javëshe

Elbasan, 28 korrik 2011, NOA – Një grua e re 20-vjeçare është gjetur e varur pak metra larg banesës së saj në një fshat të Elbasanit duke lënë jetim foshnjën vetëm trijavëshe.

Ngjarja ndodhi në fshatin Shën Vlash të Elbasanit në orët e para të mëngjesit të sotëm.

20-vjeçarja quhet Silvana Bitri.

Sipas burimeve të policisë së Elbasanit, Bitri u gjet e varur nga familjarët e bashkëshortit të saj, në një kasolle pranë shtëpisë.

Sipas familjarëve e reja kishte shfaqur prej kohësh kriza depresioni.

Gruaja e re jetonte prej kohësh larg bashkëshortit, i cili punonte në emigracion, një fakt i rëndësishëm ky për rrethanat e tragjedisë.

Policia po heton rreth vetëvrasjes së Silvana Bitrit. Vijon...

mit/NOA

KOMENTE