English

Emigrantët në Greqi s’do paguhen më me “Evro”, por me kupona "Ergosimo"

Athinë, 28 korrik, NOA - Emigrantët në Greqi s’do paguhen më me “Evro”, por me kuponat "Ergosimo". Një fakt i tillë është pohuar nga mediat greke, të cilat saktësojnë se fjala është kryesisht për personelin e emigrantëve të punësuar si punonjës shtëpie, apo atyre part-time.

Sipas agjencisë greke të lajmeve, ANA, kjo masë do të nisë të aplikohet nga data 20 gusht e këtij viti dhe kuponi i pagesës mban emrin "Ergosimo".

Ajo bën të ditur se “ky kupon do të shpërndahet në 600 pika në të gjithë vendin, ku punëdhënësi duhet të drejtohet për të bërë pagesën, duke depozituar shumën e pagës për të cilën ka rënë dakord me punonjësin. Ai do të marrë kuponin, duke e këmbyer më pas me para’ cash. Duke qenë në këtë mënyrë, që tani e tutje vetmja mënyrë pagese për punonjësit shtëpiakë”.

Ndërkaq, po mendohet që shërbimi i ndërrimit të kuponave në evro, të bëhet edhe pranë super-marketeve, për të qenë më e lehtë kështu për emigrantët që puna t’u kthehet në para’.

"Konkluduam në këtë formë sigurie që i lehtëson edhe punëdhënësit, por edhe punonjësit emigrantë që punojnë aoftë në shtëpia, qoftë në bujqësi apo blegtori, ku vërehet një shtrirje e madhe e evazionit fiskal", deklaroi ministri i Punës, Jorgos Kutrumanis, lidhur me një fakt të tillë.

n.e/NOA

KOMENTE