English

Fëmija skeletik, foto shok (FOTOT)

Somali, 28 korrik, NOA- Është shtatë muajsh, peshon sa një i sapolindur dhe lëkura e tij i ngjan një njeriu të moshuar. Mihag Gedit Farah është një nga shumë fëmijët në Somali që vdesin çdo dite nga uria.

Associated Press ka demonstruar fotot e fëmijës skeletor me sy gjigantë për të kërkuar ndihmë. Sipas ekspertëve janë 800 mijë fëmijë në Afrikë që rrezikojnë të vdesin nga uria. Uria në këtë vend është bërë më dramatike se lufta dhe dhuna.

Disa ditë më parë, OKB ka deklaruar zyrtarisht gjendjen e jashtëzakonshme dhe se duhet të arrijnë sa më shpejt ndihmat humanitare për të shpëtuar jetën e fëmijëve dhe të rriturve.

a.e./NOA

KOMENTE