E enjte, 28 korrik 2011, NOA- Në ditën e katërt të grevës së urisë së minatorëve njëri prej tyre ka përfunduar pa ndjenja në spital, ku dhe po i nënshtrohet ndihmës së mjekëve.
Minatori Mirdash Neziri është dërguar në spital pas gjendjes së rënduar shëndetësore, si pasojë e pangrënies dhe kushteve të rënda të ambientit të grevës.
Po sot nga ana e minatorëve u paraqitën edhe kërkesa të reja ku thuhej se rritja e pagës duhej të bëhej 40% dhe jo 20% si dhe kërkohej që të largohej nga puna administratori i përgjithshëm i ACR.
a.y/NOA