Vlorë, 28 korrik 2011, NOA- Një 42 vjeçar punonjës në postën e Vllahinës në Vlorë ka përfunduar në prangat e policisë pasi dyshohet si autor i falsifikimit të borderove të pagesës së pensionistëve.
I ndaluari është identifikuar si Osmen Sulaj, me origjinë nga fshati Lubonjë e Vlorës.
Sipas dëshmive të marra mësohet se 42 vjeçari falsifikonte borderotë e pagës së pensionistëve me qëllim përfitimin vetjak nga pensioni i të moshuarve.
Lidhur me këtë rast Sulaj do të hetohet për veprat penale “Shpërdorimi i detyrës” dhe “Falsifikimi i dokumenteve”.
a.y/NOA