Somali, 28 korrik 2011, NOA - Mihag Gedi Farah është kthyer në simbolin e një katastrofe, që rrezikon jetën e qindra mijëra njerëzve në Afrikë. Ky vogëlush rrezikon të vdesë për shkak të urisë e etjes bashkë me të paktën 800 mijë fëmijë të tjerë. Somalia është vendi më i goditur nga kjo krizë e rëndë për shkak të thatësirave më të mëdha në dekada.
Sipas OKB-së janë 11 milion njerëz të prekur nga thatësira në Afrikën Lindore, 3.7 milion janë në Somali. Shumë agjenci ndihmash nuk mund të operonin në zonat e kontrolluara nga militantët e lidhur me Al Kaedën. Këta të fundit kanë mohuar bllokadën që i kanë bërë ndihmave, por punonjësit e organizatave të bamirësisë flasin ndryshe.
Berlini bën fajtor Pekinin për situatën katastrofike . Qeveria kineze dhe sipërmarrësit e saj privatë kanë blerë sipërfaqe gjigante toke në këto zona, duke lënë shumë banorë pa tokë e pa mundësi mbijetese në këtë thatësirë të rëndë.
a.q/NOA/AFP