English

Këshilla inovatore, si mund të parandaloni një alergji të mundshme

Tiranë, 28 Korrik 2011 NOA/ Arlinda Koçi – Shumica e njerëzve që vuajnë nga alergjitë mund ta parandalojnë nga përdorimi i strategjive parandaluese dhe trajtimeve efektive.

Alergjitë mund të përmirësohen me kalimin e kohës, por ato mund edhe të zgjerohen më tej duke përfshirë alergene të reja.

Një trajtim i përhershëm mund të ndalojë në parandalimin e një sensibilizimi të alergeneve të tjera.

Shpesh trajtimet alternative përqendrohen në uljen imunitare të përgjigjes së trupit, por shpesh përqendrohen edhe rreth konsumit ditor të ushqimeve dhe mënyrës së rregullt të jetesës.

Ja disa mënyra parandaluese të mundshme:

Qëndroni me dritare të mbyllura në shtëpitë tuaja gjatë mëngjesit.

Mbani xhamat e dritareve të makinës të mbyllura gjatë udhëtimit.

Mësoni cilat pemë ju krijojnë më shumë alergji dhe shmangni pyjet në kulmin e sezonit.

Përdorni filtra elektrostatikë për ajër të kondicionuar qendror.

Mbajeni shtëpinë e thatë me anë të ventilimit.

Bëni një pastrim dezinfektues për të pastruar sipërfaqet që mund të kenë myk.

Mënjanoni kontaktet me kafshët nëse është e mundur.

a.k/e.t/NOA

KOMENTE