English

Lista e frutave organike që ju duhet të blini dhe konsumoni

Tiranë, 28 Korrik 2011 NOA/ Arlinda Koçi – Grupi i punës mjedisor, për të udhëzuar njerëzit në pazar, kanë përgatitur një listë të frutave dhe perimeve që mund të zgjedhin përpara se t’i drejtohen pazarit.

Pjeshka

Ky frut i ëmbël dhe i shijshëm, përmban vitaminë C, vitaminë A dhe fibra. Ajo ka një efekt pastrues për zorrët dhe është e lehtë në tretje, sidomos për të moshuarit. – thotë Marvin Kunikiyo, autor i librit të shëndetit fizik, “Revolucioni i Shëndetit tuaj”.

Ju mund t’ia qëroni lëkurën pjeshkës duke e zhveshur kështu nga disa pesticide dhe duke larguar disa vlera ushqyese, por lëkura e saj është aq e hollë saqë pesticidet mund të depërtojnë sipër lëkurës gjithsesi. Prandaj ushqimi organik është me të vërtetë zgjidhja më e mirë.

Alternativa jo organike: shalqiri, portokalli, rrushi.

Luleshtrydhja

Me një shije të shijshme, luleshtrydhja është e pasur me antioksidantë, vitaminë A dhe C. Ato janë të ulëta në kalori dhe nuk është e nevojshme t’u hiqet lëkura. Alternativa jo organike: kivi.

Molla

Lëkura e mollës është një thesar i ushqyesve të vlefshëm të vitaminës A dhe vitaminës C. Në vend të heqjes së lëkurës, thjesht shpëlajeni për të shmangur ndotjen e saj.

Alternativa jo organike: mandarina, banania.

Boronica

Sipas studimeve, boronica është fruti me një nivel më të lartë antioksidanti, krahasuar me fruta të tjera.

a.k/e.t/NOA

KOMENTE