English

Njoftim nga MTKRS

Ju informojmë se ditën e Premte, datë 29 Korrik 2011 ora 10.00, zhvillohet një konferencë për shtyp në Ministrinë e Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve.

Në këtë konferencë do të prezantohet projekti evropian që aplikohet për herë të parë në Shqipëri, për krijimin e një database për të gjitha sipërmarrjet turistike në Shqipëri.

Ky projekt vjen në kuadrin e IPA Adriatica “TUR GRATE 2” për turizmin e qëndrueshëm, ku Zyra e Shërbimit Turistik (Drejtoria Qendrore) ka marrë të drejtën e realizimit të këtij projekti ambicioz.

Në këtë konferencë shtypi drejtori i ZSHT (Zyra e Shërbimit Turistik) dhe Rektori i EUFT (Universiteti Europian për Turizmin) do të informojnë mbi rëndësinë e këtij projekti evropian, objektivat dhe ecurinë e punës që tashmë ka filluar.

KOMENTE