English

OSBE: Palët t’i kthehen dialogut në emër të qytetarëve

Prishtinë, 28 korrik 2011, NOA - Kryesuesi i radhës së OSBE-së, Ministri i Punëve të Jashtme të Lituanisë Audronius Azubalis, sot ka dënuar incidentet e dhunshme që ndodhën këto ditë dhe ka inkurajuar dialogun në Kosovë. “Veprimet e tilla rrisin tensionet dhe dobësojnë frymën e bashkëpunimit që është e domosdoshme për progres. Unë apeloj për qetësi dhe thërras të gjitha palët që të punojnë me KFOR-in dhe EULEX-in që të kthejnë ambientin e qetë dhe të sigurt“, ka thënë Azubalis. Përmes një deklarate dërguar mediave, Azubalis ka thënë se është i "inkurajuar nga deklaratat e përgjegjshme të liderëve që thërrasin për qetësi dhe dënojnë dhunën“. “OSBE i thërret të dy palët që t’i kthehen dialogut të udhëhequr nga Bashkimi Europian. Vetëm përmes dialogut konstruktiv mund të zgjidhen çështjet dhe të përmirësohet jeta e njerëzve të rëndomtë. OSBE mbështet partnerët e vet ndërkombëtar, dhe Misioni i OSBE-së në Kosovë do të vazhdojë punën e vet të rëndësishme për të promovuar pajtimin mes të gjitha komuniteteve”, citohet të ketë thënë Azubalis.

a.q/NOA

KOMENTE