Tiranë, 28 Korrik 2011 NOA/ Arlinda Koçi – Ka ushqime që na pëlqen shumë t’i shijojmë, edhe pse e dimë ndonjëherë se nuk na bëjnë mirë. Por këto të pesta që do të rendisim më poshtë, bëni kujdes vërtet që t’i evitoni, thjesht për të mirën e shëndetit tuaj.
Sepse është e provuar shkencërisht dhe theksohet fort nga mjekët, se këto ushqime shkaktojnë dëme në enët e gjakut dhe vrasin energjitë tuaja.
Mënjanojini këto ushqime nga recetat tuaja ditore dhe do të bëni që trupi juaj të ndihet më mirë.
Margarina
Margarina përmban yndyrë toksike që rrit kolesterolin e keq, ul kolesterolin e mirë dhe dëmton enët e gjakut. Nëse ju e preferoni shumë shijen e saj, përdorni një sasi të vogël gjalpi të rrahur ( më shumë ajër do të thotë më pak yndyrna dhe kalori).
Soda
Një qind përqind e kalorive në sodë vinë nga sheqeri . Fatkeqësisht këto kalori të lëngshme shkaktojnë dëme tek dhëmbët tuaj, ndërkohë që disa studime tregojnë se pijet si Coca Cola dobëson kockat tuaja.
Në vend të shuarjes së etjes me këto pije të gazuara, provoni më mirë të konsumoni ujë natyral.
Buka e bardhë
Buka e bardhë është përgatitur me miell gruri të rafinuar, i cili në mënyrë efektive ka hequr drithërat dhe fibrat të cilat janë pjesa më e shëndetshme.
Zëvendësojeni më një fetë buke të bardhë, dhe do të përfitoni një shëndet më të mirë.
Thuaj jo brumërave për mëngjes
Pastat janë absolutisht një mëngjes i keq për të filluar ditën tuaj. Mundohuni ta zëvendësoni atë me diçka më të lehtë.
Hot Dogs
Nga Hot Dogët vinë më shumë se 80 % kalori të pashëndetshme. Ushqyerja në mënyrë të rregullt me ushqime të tilla shkaktojnë rritje të rrezikut për sëmundje të zemrës dhe kancerit të zorrës së trashë.
Hani Hot Dog me mish pule ose me salsiçe turke. Kështu ju do të merrni më pak yndyrna dhe cilësi më të lartë proteinash.
a.k/e.t/NOA