Një emigrant shqiptar në Itali i kthyer në atdhe për pushimet e verës është ekzekutuar mbrëmjen e të mërkurës pak metra larg banesës së tij, në Vlorë.
30-vjeçari Gladiol Leka kishte tri ditë që kishte ardhur në Shqipëri për pushime, pasi jetonte prej shumë vitesh në Itali.
Ndërsa po ecte pranë shtëpisë së tij, dy persona me motorr i janë afruar duke e shënjestruar dhe zbrazur karikatorin në drejtim të tij.
Gladiol Leka u qëllua me 6 plumba në pjesë të ndryshme të trupit, dhe pas ndihmës së parë në rrugën ku ai u qëllua gjatë transportimit në spital, 30-vjeçari nuk ka mundur t’i bëjë ballë plagëve të rënda.
Pas vrasjes së shënjestrës së tyre dy autorët e ngjarjes janë larguar me shpejtësi me motorr duke i shpëtuar pa u identifikuar forcave të policisë.