Ibiza, 28 korrik 2011, NOA – Fotot e Ronaldos, gjatë pushimeve në Ibiza, me një bark të madh kanë shkaktuar të qeshura në shtypin brazilian. Megjithatë, ai mbrohet në Twitter dhe thotë: " Tani unë jam në pension! "
Një set prej pesë fotografish të ish-fenomenit të futbollit me gruan e tij, Bia Anthony, tregojnë se ish kampioni i ka dhënë fund mbajtjes së trupit në formë.
Për t'i bërë gjërat edhe më keq, Ronaldo ka prerë flokët në silin “piramidë”, ndërsa ka veshur rroba banje të stilit "fëmijë". Të gjitha këto kanë kontribuar në një rënie të ndjeshme të imazhit në shtypin brazilian.
"Djema, kam zbuluar se jeta si pensionist është shumë e bukur”, shkruan Ronaldo në profilin e tij në Twitter.
Të shtunën tjetër , ish-sulmuesi Real Madrid do të marrë pjesë në eliminatoret për Kupëns e Botës në vitin 2014 bashkë me Ziko dhe Neymar.
a.q/NOA