Tiranë, 28 Korrik 2011 NOA/ Arlinda Koçi – Pirja e ujit është tepër esenciale në shumë proçese të trupit. Ju mund të lexoni më poshtë çfarë është i aftë të bëj uji nga koka tek këmbët tuaja.
Truri
Duke qenë i hidratuar, truri juaj disponon një kujtesë të mprehtë dhe një humor të qëndrueshëm. Kur jeni të mirë - hidratuar ju mund të mendoni më mirë për një problem të caktuar.
Studiuesit tregojnë se mungesa e ujit të mjaftueshëm redukton rrjedhjen e oksigjenit ne tru dhe neuronet tkurren përkohësisht. Të pasurit etje çon edhe në hutimin tuaj.
Goja
Uji mban fytin, buzët dhe gojën të lagështa duke parandaluar kështu ndjesinë e thatësirës. Goja e thatë shkakton frymëmarrje të keqe, një shije të pakëndshme dhe mund të nxisë dëmtimin e dhëmbëve.
Zemra
Dehidratimi ul volumin e gjakut, kështu që zemra juaj duhet të punojë më shumë për të marrë oksigjenin e mjaftueshëm për qelizat tuaja, të cilat në mënyrë efektive sigurojnë aktivitetin e përditshëm tuajin.
Gjaku
Trupi juaj çliron nxehtësi duke zgjeruar enët e gjakut të afërta me lëkurën tuaj ( kjo është arsyeja pse lëkura juaj merr ngjyrë të kuqe gjatë ushtrimit të veprimtarive), duke rezultuar kështu në rrjedhje më të shumtë të gjakut dhe duke shpërndarë më shumë nxehtësi në ajër.
Kur ju jeni i dehidratuar, temperaturat e larta çojnë në zgjerimin e enëve të gjakut dhe bën që ju të ndiheni më të nxehtë.
Gjymtyrët
Kur ju jeni të mirë-hidratuar, uji brenda dhe jashtë qelizave kontraktuese të muskujve tuaj, u jep ushqyes të mirë dhe të nevojshëm, duke larguar kështu edhe mbeturinat që ju të ndiheni më mirë. Gjithashtu uji është i rëndësishëm për nyjet lubrifikuese.
Lëkura
Nëse një person është jo i hidratuar, lëkura e tij është më pak elastike. Kjo është e ndryshme nga lëkura e thatë, e cila mund të vijë si rezultat i ekspozimit në ajër të thatë.
Fatkeqësisht, lajmi i keq është që konsumimi i tepërt i ujit nuk ndihmon në parandalimin e rrudhave.
Veshkat
Pirja e ujit ndihmon në parandalimin e infeksioneve urinare dhe gurët në veshka. Nëse ju nuk jeni të mirë hidratuar, veshkat tuaja do të ndalojnë së punuari duke shkaktuar lindjen e toksinave në trupin tuaj.
Instituti Ndërkombëtar i Mjekësisë thotë se burrat e rritur kanë nevojë për 13 gota (3 l) lëngje në ditë ndërsa gratë kanë nevojë për 9 gota (2.2 l) lëngje.
Ndërkohë që ju mund të merrni mesatarisht 2 gota e gjysmë shtesë të lëngjeve nga ushqimet tuaja.
a.k/e.t/NOA