English

Sulmi ndaj avokatit, në kërkim autorët

Tiranë, 28 korrik 2011, NOA- Një avokat me banim në kryeqytetet i identifikuar si Dino Lelaj i moshës 61 vjeçare ka rënë pre e një atentati, por ka shpëtuar pa pasoja fatale për jetën.

Burime zyrtare nga policia e kryeqytetit bëjnë me dije se atentati ndaj avokatit ka ndodhur në rrugën “Ali Demi”, në Tiranë.

Sipas policisë nga kryerja e të gjitha ekzaminimeve të nevojshme, si akti i ekspertimit mjeko- ligjor, akti i ekspertimit kimik, si dhe deklarimet të tjera plotësuese që sqarojnë mekanizmin e ngjarjes, u konkludua se nga shqyrtimi në tërësi i mekanizmit të plagosjes, rezulton se janë konsumuar elementë të veprës penale të “Plagosjes së lehtë me dashje” me mjete të forta.

Ndërkaq lidhur me këtë kanë nisur kërkimet për kapjen dhe identifikimin e autorëve të cilët kanë sulmuar papritmas avokatin Lelaj.

a.y/NOA

KOMENTE