English

Super jahti më i kushtueshëm në botë, realizuar me 100 ton ar

Londër, 28 korrik, NOA- Jahti që shihni në foto i veshur në ar është konsideruar më i kushtueshmi ndonjëherë në botë me një vlerë të llogaritur prej rreth 3 miliardë euro.

Jahti është projektuar në Britaninë e Madhe, është i mbuluar dhe zbukuruar me më shumë se 100 ton ar të përhapur në të gjithë gjatësinë e tij prej 30 m.

Përveç veshjes prej ari, jahti luksoz vjen me një dhomë fjetjeje të veshur në platin dhe një statujë të bërë prej eshtrave të Dinozaurëve. Edhe kati kryesor, dhoma e ngrënies janë veshur me metale të çmuar, sidomos platin. Jahti është projektuar nga Hughes Stuart argjendar në Liverpool dhe është tepër luksoz.

Stuart ka punuar rreth tre vjet për ta realizuar atë dhe përpara se t’ia dorëzonte pronarit të tij malajzian (i cili ka preferuar të mbetet anonim), ka thënë: "Kjo ishte punë më e madhe që kam pasur ndonjëherë".

a.e./NOA

KOMENTE