English

Tragjedi “Romeo dhe Xhulieta” e një çifti shqiptar në Greqi

Veria, 28 Korrik 2011 NOA – Mendoi se e humbi gruan e vet dhe më pas varet në një pemë i dëshpëruar nga ndjenja e përgjegjësisë për plagosjen e të shoqes. Tragjedia e tipit “Romeo dhe Xhulieta” ka ndodhur në Veria të Greqisë, raporton korrespondenti i agjencisë NOA.

Ngjarja ndodhi në orën 20.00 të së mërkurës. Mësohet se 36-vjeçari shqiptar ka therur të shoqen e tij me thikë në shtëpinë ku banonin të dy prej kohësh në lokalitetin Kavakia Imathias në Veria.

Më pas, në gjendje shoku duke menduar se e shoqja kishte vdekur, ka dalë nga banesa dhe është vetëvarur në një pemë aty afër duke i dhënë fund edhe jetës së tij.

Ndërkohë, 26 vjeçarja ishte gjallë dhe kur është dërguar në spitalin e Verias, i është dhënë ndihma mjekësore dhe tani ndodhet jashtë rrezikut për jetën, i thanë agjencisë NOA, burime zyrtare policore.

Nga hetimet e para doli se një debat është ndezur mes çiftit, pak pasi ishin kthyer për në shtëpi me makinën e tyre.

Çifti u acarua kaq shumë sa 36-vjeçari ka gjetur një thikë dhe me të ka qëlluar të shoqen. Kur e ka parë në një pellg gjaku, nuk ka duruar dot por ka vendosur të flijohet duke gjetur vdekjen.

n.s/NOA

KOMENTE