English

Alergjitë e stinës, pushues kujdes, ja nga se te ruheni

E premte, 29 korrik 2011, NOA- Edhe stina e verës është e rrezikshme për njerëzit alergjikë dhe sidomos për ata që janë me pushime të cilët rrezikojnë nga pickimet e bletëve, grerëzat dhe mushkonjat.

Disa prej tyre arrijnë në tavolinë në kohën që jemi duke ngrënë, ndërsa të tjera ndodh të jenë brenda ushqimeve si për shembull frutat e detit dhe peshku i gjallë ose i papjekur mirë.

Ndërsa ndër shkaqet e tjera të alergjisë llogaritet të vijnë edhe nga frutat e thata ose ato ekzotike.

Për të ngritur këtë alarm ka qenë shoqata italiane e Imunologjisë dhe alergjisë klinikë, që mes alergjive stinore renditën edhe kontaktet në det me peshqit si ata në Detin e Kuq dhe Karaibe, por edhe në zona të tjera.

a.y/NOA

KOMENTE