English

Asgjesohen parcelat me kanabis, në kërkim pronarët e tokave

Vlorë, 29 korrik 2011, NOA – Policia e Vlorës ka asgjësuar 4 parcela të mbjella me “Canabis Sattiva. Ka nisur procedimi penal për identifikimin dhe kapjen e shtetasve, të cilët kanë mbjellë e kultivuar në disa fshatra të këtij rrethi, parcela me “Canabis Sattiva”.

Sipas njoftimit zyrtar të policisë, në parcelën, e cila ndodhej në fshatin Rexhepaj, komuna Vllahinë në vendin e quajtur “Batallëk” është gjetur dhe asgjësuar një sipërfaqe prej 25 m², e kultivuar me 17 rrënjë bimë narkotike. Në fshatin Gërnec, komuna Vllahinë në vendin e quajtur “Përroi i Zi” është gjetur dhe asgjësuar një sipërfaqe prej 30 m², e kultivuar me 28 rrënjë bimë narkotike. Edhe në fshatin Gjorm, komuna Brataj, në vendin e quajtur “Këmba e Mosullës”, policia ka asgjësuar një sipërfaqe prej 500 m², e kultivuar me 198 rrënjë bimë si ajo e llojit “Canabis Sattiva”. Policia e Vlorës, ka asgjësuar gjithashtu edhe parcelën e mbjellë me lëndë narkotike, e cila ndodhej në fshatin Zvërnec. a.q/NOA

KOMENTE