English

Ashton thirrje për reagim të shpejtë, Cooper të hënën në rajon

Bruksel, 29 korrik 2011, NOA – Bashkimi Evropian u ka bërë thirrje Serbisë dhe Kosovës të ulin tensionet, pas një serie incidentesh në kufirin e përbashkët.

“Mbetem tepër e shqetësuar për tensionet e vazhdueshme në veri të Kosovës dhe theksoj edhe një herë dënimin tim ndaj cdo lloj forme dhune.”-thuhet në deklaratën e përfaqësueses së lartë të BE-se për politikë të jashtme dhe siguri, publikuar në faqen zyrtare të shërbimit të jashtëm europian. Ashton thekson në këtë deklaratë se po bëhen përpjekje intensive nga përfaqësuesit e saj specialë, EULEX dhe KFOR për të gjetur një mënyrë për zgjidhjen e ngërcit aktual, perpjekje të cilat kanë mbështetjen e saj të plotë. “I bëj thirrje si Prishtinës ashtu dhe Beogradit të ndërmarrin në konsideratë të plotë se cfarë rrezikojnë, të tregojnë vetëpërmbajtje maksimale, të evitojnë përshkallëzimin e mëtejshëm të situatës dhe të angazhohen në mënyrë konstruktive me qëllimin për të gjetur një zgjidhje paqësore pa vonesë”-thuhet në deklaratën e Ashton. Ndërkaq, ndërmjetësi i Bashkimit Evropian në dialogun Prishtinë-Beograd, Robert Cooper, do të vizitojë Serbinë dhe Kosovën në fillim të javës së ardhshme.

Përfaqësuesja e lartë e Bashkimit Evropian, Catherine Ashton, ka njoftuar për vizitën e tij pas mbledhjes së Komisionit të BE-së për politikë dhe siguri, ku është diskutuar situata në Kosovë. Ashton tha se kthimi i dialogut mbetet e vetmja mënyrë që Beogradi dhe Prishtina t`i zgjidhin çështjet e hapura.

a.q/NOA

KOMENTE