Fier, 29 korrik 2011, NOA- Një 49 vjeçar nga qyteti i Fierit në këto momente është duke luftuar me jetën e tij, pas rënies në gropën e gëlqeres.
Luftar Sinani ka qenë duke punuar për shuarjen e kësaj grope në kohën kur i ka rrëshqitur këmba dhe ka përfunduar edhe vetë brenda.
Menjëherë pas kësaj ai është dërguar në drejtim të spitalit të Fierit por djegia e pësuar ka qenë aq e madhe sa është dërguar me urgjencë në drejtim të Tiranës ku dhe është nën trajtimin e mjekëve në repartin e djegieve.
a.y/NOA