English

David Beckham do të jetë stilisti i H & M

Londër, 29 korrik, NOA- Kjo nuk është hera e parë që David Beckham futet në botën e modës: ai është bërë pjesë e shumë shtëpive të modës, duke përfshirë Armanin (me Victorian, gruan e tij) dhe Adidas.

Futbollisti këtë herë ka nënshkruar një marrëveshje me H & M, kolosin botëror të botës me çmimet më të ulëta në treg.

Por tashmë nuk bëhet fjalë për të qenë thjesht një model: David do të jetë stilisti i linjës që do të quhet “David Beckham bodywear”, që pritet të dalë në shitje nga shkurti 2012.

KOMENTE