English

“Dritat e kuqe”, tani edhe brenda aeroporteve në Holandë

Bruksel, 29 korrik 2011, NOA – Falë përhapjes së fluturimeve me kosto të ulët, '”lagjia e dritave të kuqe”, tipike e Amsterdamit, është hapur në aeroportin Schiphol. E përditshmja holandeze “ De Telegraaf” raporton në këtë mënyrë për lulëzimin e tregtisë së seksit në portën ajrore të Holandës.

Vajzat vijnë, sidomos nga Europa Lindore, të ofrojnë shërbimet e tyre për pasagjerët në zonën tranzit, ose atyre, të cilëve u vonohet fluturimi.

Pastaj në fund të ditës, kthehen në vendin e tyre të origjinës.

a.q/NOA

KOMENTE