Shkup, 29 korrik 2011, NOA- Në Parlamentin e Maqedonisë ka ndodhur një incident midis deputetëve të BDI dhe PDSH-së, ku me këtë rast në evitimin e situatës së tensionuar ka reaguar sigurimi.
Incidenti ka ndodhur në momentin kur deputeti i BDI-së, Talat Xhaferi në foltore akuzoi PDSH-në se ka sjellë situatën që një grua deputete, duke aluduar në deputeten Merale Uzeiri Ferati të jetë frontmene e partisë.
Ky deklarim ka irrituar deputetët e PDSH-së, me këtë rast deputeti Orhan Ibrahimi ka dalur në foltore dhe ka penguar deputetin Xhaferi që të ndal diskutimin, duke i`a hequr mikrofonin dhe duke kërkuar ndërprerjen e seancës nga ana e kryeparlamentarit Trajko Veljanovski.
Kjo situatë ka shkaktuar reagimin dhe përfshirjen edhe të deputetëve të tjerë të dy partive shqiptare, të cilët ngritën tensionin dhe zënkat midis tyre. Në këtë situatë menjëherë kanë reaguar shërbimet e sigurimit të Parlamentit për të ndarë dy grupet konfrontuese të deputetëve dhe për të qetësuar situatën.
Incidenti ka ndodhur gjatë debatit parlamentar për votimin e zëvendësministrave të koalicionit VMRO-DPMNE dhe BDI.
(INA)/NOA