Romё, 29 Korrik NOA - Pas Menez njё tjetёr lojtar i rёndёsishёm ёshtё duke braktisur ekipin e Romёs dhe bёhet fjalё sёrish pёr njё sulmues, i cili mban emrin e Mirko Vucinic.
Nёse orёt e fundit u fol shumё pёr njё transferim tё mundshёm tё lojtarit malazez nё radhёt e Manchester United, ёshtё bёrё e ditur se drejtuesit e Romёs do tё takohen sёrish me ato tё klubit tё Juventusit pёr tё vlerёsuar situatёn.
Nё kёtё intrigё ndёrkombёtare ёshtё futur nё garё bindshёm dhe ekipi anglez i Arseanlit, qё ёshtё duke pёrgatitur njё ofertё pёr sulmuesin e Romёs.
r.b/NOA