English

KFOR: Portat 1 dhe 31, zona të kufizuara ushtarake

Kosovë, 29 korrik, NOA -NATO tha se i ka deklaruar dy pikat kufitare në kufirin Kosovë-Serbi zona të kufizuara ushtarake dhe ka tërhequr vërejtjen se do të përdorë armë vdekjeprurëse.

Këto masa vijnë një ditë pasi që një grup serbësh dogji pikën kufitare në Jarinë dhe sulmoi me armë zjarri trupat e NATO-s.

“Unë nuk mund të përjashtoj një përpjekje tjetër, por të dyja portat janë deklaruar zona të kufizuara ushtarake dhe rregullat janë shumë të qarta”, ka thënë në një intervistë për agjencinë Reuters komandanti i KFOR-it, Ehrard Byhler.

“Ushtarët mund të përdorin armë vdekjeprurëse për të mbrojtur veten, për të mbrojtur njerëzit, për të mbrojtur pronën, zonën e kufizuar ushtarke. Asnjëri që nuk është i autorizuar të punojë ose të kalojë portat, nuk duhet të jetë afër portave”, ka thënë Byhler.

NOa/RFE

KOMENTE