E premte, 29 korrik 2011, NOA- Kreu i Forcave të Armatosura në Turqi gjeneral Isik Kosaner dha dorëheqjen, ndërsa pas tij u dorëhoqën edhe krerët e ushtrisë, të marinës si dhe të aviacionit.
Sipas mediave turke motivet e dorëheqjeve nuk janë saktësuar ende, ndërkaq raportet mes tyre dhe qeverisë së kryeministrit turk Rexhep Taip Erdogan kanë qenë shpesh të tendosura ndërsa konflikti i fundit ka qenë për shkak të përfshirjes së disa gjeneralëve të burgosur, për pjesëmarrje në një komplot anti-qeveritar.
a.y/NOA