English

LSI mbledh sot Komitetit Drejtues Kombëtar

Tiranë 29 korrik, NOA - Lëvizja Socialiste për Integrim do të zhvillojë sot takimin e Komitetit Drejtues Kombëtar pas përfundimit të procesit zgjedhor.

Në këtë takim që do të zhvillohet në orën 11:00 në hotel “Tirana Internacional” pritet të flas Kryetari i LSI-së Ilir Meta, i cili do të bëjë një pasqyrim të rezultatit të arritur nga LSI-ja dhe nga koalicionit qeverisës në zgjedhjet e 8 majit.

Gjithashtu Meta do ndalet gjerësisht tek debati më i fundit për ndryshimin e reformës zgjedhore, si dhe do të shprehi opinionin e tij dhe të LSI-së në lidhje mbi ndryshimet kushtetuese.

Pjesë e fjalimit të Metës do të jetë dhe situata politike që po kalon vendi dhe rajoni, me fokus të veçantë në situatë në Kosovë.

a.k/NOA

KOMENTE