Shkup, 29 korrik 2011, NOA - Parlamenti i Maqedonisë votoi mbrëmë para mesnate kabinetin e ri qeveritar të udhëhequr nga Nikolla Gruevski.Sipas agjencisë vendase të lajmeve INA,pPër përbërjen e re të koalicionit qeveritar midis VMRO-DPMNE dhe partisë shqiptare BDI votuan 70 deputetë, 47 kundër dhe asnjë abstenim.
Në koalicionin e ri qeveritar, BDI udhëheq me 5 ministri dhe 2 poste të zëvendëskryeministrave, ndërsa nga një ministri pa resor do të kenë përfaqësuesit e komunitetit turk dhe rom.
Përbërja zyrtare e Qeverisë është si vijon: Nikolla Gruevski – Kryeministër Nikolla Popovski – ministër i Punëve të Jashtme Gordana Jankullovska – ministre e Punëve të Brendshme Zoran Stavrevski – ministër i Financave Elizabeta Kançevska – Milevska – ministre e Kulturës Nikolla Todorov – ministër i Shëndetësisë Spiro Ristovski - ministër i Punës dhe Politikës Sociale Pançe Kralev – ministër i Shëndetësisë Vladimir Peshevski – zëvendëskryeministër për çështje ekonomike Ivo Ivanovski – ministër për Informatikë dhe Administratë Publike Mile Janakievski – ministër i Transportit dhe Lidhjeve Lupço Dimov – ministër i Bujqësisë
Ministrat nga radhët e BDI-së:
Fatmir Besimi – ministër i Mbrojtjes Blerim Bexheti – ministër i Drejtësisë Valon Saraçini – ministër i Ekonomisë Abdylaqim Ademi – ministër i Ekologjisë Nevzat Bejta – ministër i Pushtetit Lokal Musa Xhaferi – zëvendëskryeministër për Marrëveshjen e Ohrit Teuta Arifi – zëvendëskryeministre për Evrointegrime Me propozim të kryeministrit Gruevski për ministra pa portofol janë caktuar Nexhdet Mustafa dhe Hadi Neziri, Bul Pavlevski. Nikolla Gruevski ka marrë kështu mandatin e tretë si kryeministër i vendit pas fitores në zgjedhjet e vitit 2006 dhe ato të parakohshme të vitit 2008 dhe 2011.
Rritja e zhvillimit ekonomik dhe punësimet, integrimi i Maqedonisë në BE dhe në NATO, lufta e pakompromis kundër korrupsionit dhe krimit, mirëmbajtja e marrëdhënieve të mira ndëretnike dhe investim në arsim, shkencë dhe teknologji informatike, janë pesë prioritetet të cilave do t'u përkushtohet Qeveria e re.
a.q/NOA/INA