Oslo, 29 korrik 2011, NOA- Ngjitet nga 76 në 77 bilanci i të vdekurve nga atentati i dyfishtë i cili bëri masakër një javë më parë në Norvegji.
Këtë fakt e ka bërë të ditur policia, e cila tashmë ka arritur tu verë një emër të gjithë viktimave të shpërthimit në Oslo dhe breshërisë së të shtënave në ishullin e Utoya-s, pak kilometra larg kryeqytetit.
Policia publikoi një listë të re me 36 emra, të cilët iu shtohen 41 viktimave të tjera tashmë të identifikuara.
a.y/NOA