English

Parashikimi i motit për 30 korrik 2011

Tiranë, 29 korrik 2011, NOA- Edhe nesër vendi ynë do të karakterizohet nga masa ajrore të paqëndrueshme pasi vranësirat do të jenë prezent në të gjithë vendin që në orët e para të mëngjesit. Në veri dhe veriperëndim të territorit vranësirat do të gjenerojnë shira të dobët dhe afat-shkurtër. Gjatë orëve të mesditës do të ketë intervale kthjellimesh.

Sipas MeteoAlb, pjesa e dytë e ditës do të sjellë përmirësim të kushteve atmosferike duke bërë që në pjesën më të madhe të vendit dominues të jetë moti i kthjellët, ndërsa zonat malore do të mbeten me vranësira dhe shira të izoluar. Në mbrëmje dhe gjatë natës parashikohet që vranësirat dhe shirat të largohen gradualisht nga territori për t’ia lenë vendin kthjellimeve.

Temperaturat e ajrit do të pësojnë 2 gradë rënie në vlerat e mëngjesit por në mesditë do të qëndrojnë konstante.

Era do të fryjë e lehtë në tokë dhe mesatare në det me shpejtësi 22 km/h dhe drejtim Jugperëndimor ndërsa dallgëzimi në Adriatik dhe Jon do të jetë 2 ballë.

Europa

Nesër Europa verilindore dhe veriperëndimore do të dominohen nga kushtet e motit të paqëndrueshme atmosferike pasi vranësirat dhe rrebeshet e shiut do të jenë prezent gjatë gjithë ditës. Po ashtu edhe një pjesë e Europës Qendrore vendet e Balltikut do të mbeten me vranësira dhe shira. Shira më të dendur do të bien në Skandinavi ku temperaturat do të vijojnë të jenë të ulëta. Gjithashtu Rajoni i Mesdheut dhe Ballkani Lindore do të mbetet me vranësira dhe shira të cilat do të zgjasin gjatë gjithë ditës, ndërsa me kthjellime dhe temperatura të larta do të karakterizohet Europa Jugperëndimore, dhe një pjesë e Europës Qendrore.

Ngjarje ekstreme në Europë:

- Ballkani Lindor do të mbetet me shira intensiv dhe stuhi ere

- Zona e Alpeve alarmon shira intensive dhe stuhi të forta ere

a.y/NOA

KOMENTE