Tiranë, 29 korrik 2011, NOA – Në këtë hapësirë gjendet një pasqyrë e titujve të gazetave në Tiranë, për ditën e premte, 29 korrik 2011.
E përditshmja “Shekulli” ka si argument kryesor; “Alfred Moisiu: Sistemi parlamentar, i dështuar”, i cili pasqyron një intervistë të ish-presidentit. Disa tituj të tjerë janë; “Berisha sulmon Topin: I ke falur shpirtin Ramës”, “Raguza që shkëlqen akoma”, “Dyshoni se nuk jeni babai i fëmijës suaj, ja zgjidhja”.
Gazeta “Panorama” ka si argument kryesor; “Deputeti i PD, kryesia e re si ekipi rezervë”, i cili flet për deklaratat e deputetit të PD, Fatos Hoxha. Disa tituj të tjerë janë; “Berisha: Rama e ka Topin në xhep, Reagon presidenti: Sulmi ndaj meje, i pamoralshëm”, “LSI kundër Bares: Jemi në koalicion për stabilitet”.
Gazeta “Shqip” ka si argument kryesor; “Topi iu dha Ramës”, i cili flet për qëndrimin e djeshëm të kreut të qeverisë ndaj Presidentit. Disa tituj të tjerë janë; “Ekzekutohet emigranti i kthyer pas 17 vitesh”, “Presidenti kundër Aleancës Kuq e Zi, firmos ligjin e censusit”.
“Gazeta Shqiptare” ka si argument kryesor në numrin e sotëm; “Topi: Berisha, sulm pa moral”, i cili flet për reagimin e djeshëm të kreut të shtetit pas deklaratave të kreut të qeverisë. Disa titujt të tjerë janë; “Marinari: Kapiteni grek vulosi tek kofshët vajzat e portit pas flirtit”, “Konflikti në Itali vritet me 6 plumba emigranti”, “Historiani Gjika, replika me Kristo Frashërin”.
Gazeta “Mapo” ka si argument kryesor; “Zbardhet vendimi, Gjykata e Lartë rrëzon prokurorinë për arrestet e 6 gardistëve”, i cili flet për vendimin e Gjykatës në lidhje me 21 janarin. “Disa tituj të tjerë janë; “Berisha: Presidenti në xhepin e Ramës, Presidenti: Berisha shpiku votën time”.
Të nderuar lexues. Ky është një shërbim që ofrohet me parapagim nga agjencia e Lajmeve NOA, në shqip, anglisht, italisht e greqisht. Mundësia e parapagimit aktualisht ofrohet përmes abonimit. Për t’u abonuar në këtë shërbim dhe për t’u pajisur me një emër përdoruesi dhe kodin, dërgoni një kërkesë në adresën; info@noa.al.
a.k.NOA