English

Për të diplomuarit: Si të zgjedhim programin master?

Programet e studimit të ciklit të dytë përfundojnë me diplomë “Master”. Ky program studimi përgatit studentët për tregun e punës dhe për studime te mëtejshme.

Çfarë duhet të dini përpara zgjedhjes së programit?

Për Shkollat e Larta publike dhe private

1) Mbi programin e studimit

Kriteret e pranimit vendosen nga Shkolla e Larte, ndërsa kuotat e pranimit për shkollat publike vendosen nga MASH.

Për studimet e ciklit te dyte nuk ka kufizime të moshës apo të kohës që nga diplomimi në ciklin e parë (bachelor). Duke plotësuar kriteret ju mund të studioni edhe degë të përafërta ose të ndryshme nga ajo e ciklit të parë të studimeve.

Profesionet e rregulluara si mjekësia, stomatologjia, farmacia, mësuesia, arkitektura, veterinaria, mami, infermieria, fizioterapia dhe inxhinieria kërkojnë përfundimin e një programi të ciklit të dytë, përpara dhënies së provimit të shtetit.

Përpara zgjedhjes:

- Bazuar në interesat tuaja për të ardhmen sigurohuni mbi dosmodoshmërinë e studimit të një programi master dhe pyesni sa studentë diplomohen në këtë program dhe sa prej tyre janë punësuar.

- Informohuni mbi bashkëpunimin ndërkombëtar të shkollës, si dhe për mundësinë e transferimit të studimeve apo krediteve tuaja në shkolla të tjera brenda apo jashtë vendit.

- Informohuni mirë mbi llojin e programin të studimit për të cilin keni nevojë. Referojuni tabelës së mëposhtme:

Master i Shkencave Master Profesional
Qëllimi njohuri të thelluara, teorike dhe praktike, si dhe trajnim për kërkim shkencor formim të mirëfilltë profesional ne përshtatje me kërkesat e tregut te punes.
Kushti i hyrjes Së paku Bachelor Së paku Bachelor
Kohëzgjatja Së paku 2 vite akademike Së paku 1.5 vit akademik
Kreditet 120 ECTS 60-90 ECTS
Një nga Kushtet e diplomimit Gjuha angleze - mbrojtja me teste te njohura ndërkombëtare ne nivelin C1 Gjuha angleze - mbrojtja me teste te njohura ndërkombëtare ne nivelin B2
Vazhdimi Studime të doktoratës (Dr.) ose punësim Punësim ose studime të mëtejshme
2) Mbi profesoratin e shkollës

Shkolla e lartë duhet të ketë pedagogë të kualifikuar, me tituj akademikë si “Doktor”, “Profesor i asociuar” dhe “Profesor”.

- Interesohuni për pedagogët e lëndëve të profesionit, si dhe botimet e tyre. A japin mësim pedagoge të huaj?

- Pyesni studentët aktual nëse janë të kënaqur me pedagogët.

- Pyesni për tekstet mësimore që përdorin pedagogët, dhe për çmimet e tyre.

3) Mbi kujdesin ndaj studentëve

. Informohuni nga shkolla, si dhe pyesni studentët aktualë:

- Si funksionojnë Programet e Udhëheqjes, mbrojta e temës dhe zyra e këshillimit te karrieres.

- A janë studentet aktual të kënaqur me shkollën që kanë zgjedhur?

- Vizitoni sallat, laboratorët dhe bibliotekën, mjediset e praktikave mësimore dhe

lidhjen me internet për të gjithë shkollën.

- Informohuni mbi tarifat e studimeve. Të veçanta për shkollat e larta private 1) Mbi statusin ligjor të shkollës së lartë dhe të programit të studimit

Shkollat e larta dhe programet e studimit duhet të jenë të licencuara me vendim të Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë. Pas licencimit, shkollat e larta dhe programet akreditohen nga Këshilli i Akreditimit, me urdhër të Ministrit të Arsimit dhe Shkencës.

Prandaj, përpara zgjedhjes:

- Kërkoni nga shkolla e lartë: Vendimin për licencimin e programit të studimit, si dhe Urdhrin e Ministrit për akreditimin e programit.

- Sigurohuni që programi i studimit të jetë i akredituar përpara lëshimit të diplomës.

- Klikoni gjithmonë faqen e internetit të APAAL www.aaal.edu.al dhe/ose (www.mash.gov.al), për të parë statusin ligjor të institucionit.

- Pyesni nëse kreditet (ECTS) që fitoni aty, janë të transferueshme ne shkolla te tjera te larta brenda ose jashtë vendit.

2) Mbi lidhjen e kontratës

Nëse ju vendosni të studioni në një shkollë të lartë private, kontrata që lidhet mes jush dhe shkollës, duhet të jetë në favorin tuaj. Mos filloni studimet pa kontratë!

- Sigurohuni që kontrata të lidhet përpara fillimit te studimeve, në prani të noterit, të ketë terma të qartë për shërbimin që do të merrni, si dhe për format e pagesës së tarifës së shkollimit.

- Sapo të regjistroheni kërkoni numrin e imatrikullimit. Ky numër del edhe në diplomën tuaj.

- Tarifa e shkollimi vendoset sipas cilësisë së diplomës që ofrojnë dhe nuk paguhet përpara marrjes se shërbimit. Kërkoni që në kontratë të vendosen kushtet për të drejtën e çregjistrimit tuaj, nëse shkolla e lartë nuk përmbush detyrat e përcaktuara në të.

- Interesohuni për detyrimet që ka shkolla e lartë ndaj jush, nëse ajo, për shkaqe të ndryshme, ndërpret veprimtarinë e saj.

- Nëse konstaton që shkolla e lartë nuk ofron cilësinë e premtuar të studimeve dhe kushtet e parashkruara në kontratë, kërkoni menjëherë të çregjistroheni.

KOMENTE
  • Selda Mino22:02 - 11 Shtator 2011
    Ju faleminderit per informacionin te cilin nuk arrijm dot ta marim as ne sekretarine e universitetit.Une jam nje e diplomuar '11 dhe do isha e interesuar dh eper informacion me konkret per masterin shkencor fizioterapi.